Të mërkurën u luajtën dy finalet “play—out”-it që kanë përcaktuar edhe skuadrat e fundit që do të marrin pjesë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.
Partizani B mundi Sopotin më rezultatin e thellë 4-1 në dnehsjen e luajtur në “Elbasan Arena”, duke u ngjitur për herë të parë në këtë kategori.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Partizani B dominoi takimin. Golat pë të kuqtë u shënuan nga Jaupaj (48′ 79′), Ismaili (63′) dhe Vatnikaj (68′), ndërsa për librazhdasit golin e nderit e shënoi Polisi (90′).
Në ndeshjen tjetër të luajtur në stadiumin Besa të Kavajës u përballën Mamurrasi dhe Naftëtari, në një ndeshje emocionuese dhe të balancuar. Gjithsesi, ishin mamurrzakët ata që triumfuan më rezultatin 1-0 falë një goli të Tahirllarit (54’) për të mundur ekipin kuçovar dhe për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.

















