Përgatitjet miqësoret e shtatorit  & Europianin, Kombëtarja U-17 zhvillon seancën e dytë stërvitore - FSHF

Përgatitjet miqësoret e shtatorit  & Europianin, Kombëtarja U-17 zhvillon seancën e dytë stërvitore

Kombëtarja U-17 ka vijuar sipas programit seancat stërvitore të planifikuara për muajin gusht teksa e radhës është zhvilluara këtë mesjavë. Në qendrën e ekipeve Kombëtare në Kamëz, nën urdhrat e trajnerit Ervin Bulku dhe stafit teknik janë vënë thuajse të gjithë lojtarët që përbëjnë ekipin e kësaj grup-moshe. Në këtë seancë të radhës kanë marrë pjesë për herë të parë edhe disa elementë që aktivizohen jashtë vendit e që janë sugjeruar nga skautët e FSHF-së nëpër Europë.

Duke parë periudhën e gjatë të pushimit që kanë bërë një pjesë e madhe e klubeve dhe akademive gjate verës, stafi teknik i ekipit U-17 e ka parë të domosdoshme për të vëzhguar nga afër vazhdimisht të gjithë lojtarët dhe seancat e përjavshme stërvitore janë një mënyrë e mirë për të mbajtur në tonus lojtarët, duke theksuar nevojën e rikuperimit të formës fizike në një kohë sa më të shpejtë. Edhe gjatë pushimeve stafi teknik ka këshilluar që të gjithë lojtarët që të mos e ndërpresin për asnjë moment aktivitetin fizik për të ruajtur sadopak formën duke marrë ngarkesa fizike.

Në këtë seancë të radhës kanë munguar edhe disa lojtarë të cilët aktualisht ndodhen kashtë vendit pasi po testohen me klube të huaja. Sidoqoftë, stafi i Kombëtare ka vijuar punën për sjellë në gjendje optimale grupin përmes këtyre seancave stërvitore të përjavshme me 4 të tilla të programuar për muajin gusht në kuadër edhe të përgatitjeve për miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriu dhe eliminatoret e Kampionatit Europian U-17.

Për Bulkun, është shumë e rëndësishme për të vëzhguar nga afër gjendjen e lojtarët dhe për të parë nëse kanë pasur rritje nga hera e fundit kur ekipi është grumbulluar.

Kombëtarja U-17 po përgatitet për turneun zyrtar në Kroaci, ku do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 të kësaj grup-moshe. Kuqezinjtë janë shortuar në të njëjtin grup me Kroacinë, Uellsin e Suedinë.