Përfundon zbori stërvitor i ekipit shpresa - FSHF

Përfundon zbori stërvitor i ekipit shpresa

Është mbyllur zbori stërvitor i kandidatëve të ekipit kombëtar U -21, organizuar në Resortin “Tropikal” në Durrës. 18 lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar, për tre ditë me rradhë kanë qenë të vëzhguar nga stafi i ekipit shpresa, në lidhje me formën e tyre.
Në ditën e fundit të grumbullimit, të mërkurën, ekipi shpresa ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Shkëndinë. Takimi përfundoi 5-0 për ekipin shpresa. Në përfundim të tij, për Uebin zyrtar të FSHF, trajneri Skënder Gega dha këtë prononcim: “Kemi ndjekur nga afër gjendjen e disa futbollistëve kandidatë për ekipin kombëtar U-21. Kemi evidentuar disa lojtarë dhe do të vazhdojmë të formën e tyre në vazhdimësi. Sigurisht, prioritet do të kenë lojtarët që do të kenë më shumë minuta të luajtura, në aktiviteti kombëtar ”.


Duke kontrolluar karten...