Ka përfunduar në ambjentet e stadiumit “Niko Dovana” ne Durres, ceremonia e ndarjes së trofeve për ekipet te moshave U-17, U-19, si dhe ekipeve femra qe moren pjese ne Turneun Nderkombetar “Vllaznimi Cup 2014”. Ky organizim i Shoqatës “Vllaznimi” me drejtor Idriz Gashi bashkoi te gjithe futbollistet e vegjël ne moton “Të ndryshëm port ë barabartë”. Per moshen U-17 ne vend te pare u rendit ekipi “Liria” Prizren, në vend të dytë u rendit ekipi “Besa” Pejë, në vend të tretë u rendit ekipi “Flamurtari” Prishtinë. Për moshën U-19 në vend të parë u rendit ekipi “Shkëndia” Durres, ne vend te dyte u rendit ekipi “Presheva”, në vend të tretë u rendit ekipi “Partizani” Tiranë. Për femra në vend te parë u rendit ekipi “FK Prishtina”, në vend të dyte u rendit ekipi “Kinostudio” Tirane, në vend të trete u rendit ekipi” Vllaznimi”, Durres. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anetari i KE të FSHF Vasil Bici, përgjegjësi i Zyrave Rajonale Dritan Babamusta

















