Përfundon seleksionimi për kandidatet e U-19 - FSHF

Përfundon seleksionimi për kandidatet e U-19

Ka përfunduar sot, në “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” në Kamëz, seleksionimi për futbollistet nga Shqipëria dhe Kosova. Kandidatete ishin lojtare të datëlindjes 1998-1999, të cilat mund të janë pjesë e ekipit kombëtar U-19. Ky seleksionim ka nisur në orën 10.00 dhe ka vazhduar deri në drekë. Janë vëzhguar në total, pesëdhjetë kandidate, nga të cilat dhjetë vinin nga Kosova ndërsa dyzetë ishin nga Shqipëria. Vajzat kandidate, janë vëzhguar nga trajneri i ekipit kombëtar A, Altin Rraklli dhe ai i ekipit U-19 Nevil Dede. Sipas përfaqësuesit, të Drejtorisë së Ekipeve Kombëtare, në këtë përzgjedhje, Denis Lilo: “Ky seleksionim është programuar, nga kjo Drejtori, në vijim të një plani masash të miratuar më parë, për këtë kategori moshe, si për djem ashtu edhe për vajza”-ka sqaruar ai, për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.