Përfundon seleksionimi për datëlindjen 1999 - FSHF

Përfundon seleksionimi për datëlindjen 1999

Ka përfunduar dje në Qendrën Stërvitore të Kamzës, faza e parë e seleksionimit të futbollistëve të talentuar të ekipeve të zonave të FSHF. Për katër ditë me rradhë sipas një grafiku të përpiluar saktësisht nga ana e Sektorit të Ekipeve Kombëtare, më shumë se 500 fëmijë nga gjashtë zona të Shqipërisë dhe e gjithë Kosova, kanë qenë nën vëzhgimin e një grupi specialistësh nga më të njohurit e FSHF. Ata kanë ndjekur nga afër performancën e fëmijëve të datëlindjes 1999. Bujar Kasmi, Redi Jupi, Gianni de Biasi, Paolo Tramezzani, Altin Lala, Xhemal Mustedanagic, kanë qenë specialistët që kanë ndjekur këto futbollistë. Në ditën e parë, kanë performuar fëmijët e talentuar te zones se Tiranes dhe Durresit. Të marën, kanë qenë ata të zonës së Fierit dhe Korçës, të mërkurën i ka ardhur rradha zonave të Shkodrës dhe Elbasanit.
Sot, përpara specialistëve, kanë qenë fëmijët e datëlindjes 1999 të ardhur nga Kosova. Këtu mbyllet edhe faza e parë e seleksionimit. Sipas përgjegjësit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare Redi Jupi, në javën e ardhshme do të vijojë seleksionimi me lojtarë të datëlindjes 1997 nga dita e hënë deri të enjten, duke filluar nga ora 10.00.


Duke kontrolluar karten...