Përfundon seleksionimi për datëlindjen 1998-99 - FSHF

Përfundon seleksionimi për datëlindjen 1998-99

Sot, kanë përfunduar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, seleksionimet e futbollistëve kandidatë për skuadrat kombëtare të moshave të datëlindjes 1998-1999, sipas një grafiku të përcaktuar më parë, për futbollistët kandidatë të ekipeve kombëtare. Ky ishte grupimi i parë me lojtarë nga të gjitha zonat e Shqipërisë edhe nga Kosova. Gjatë kësaj jave, grupi i punës për këtë seleksionim ishte i përbërë nga, Paolo Tramezzani ndihmëstrajner i ekipit kombëtar, Redi Jupi trajner i ekipit shpresa, Arjan Bellai trajner i ekipit U-19, Xhemal Mustedanagiç trajner i ekipit U-17, Vasil Bici dhe Abdyl Kuriu anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe specialistë futbolli. Çdo ditë, seleksionimet kanë filluar në orën 10.00 dhe kanë vazhduar deri në drekë. Sot në ditën e fundit, u vëzhguan futbollistë nga Kosova. Gjithsej, në katër ditë, u seleksionuan 305 të datëlindjes 1998-1999. Ja sa futbollistë u seleksionuan sipas zonave:

19 janar 2016 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit 155 futbollistë 20 janar 2016 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës 60 futbollistë 21 janar 2016 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit 50 futbollistë

22 janar 2016 Kosova 40 futbollistë

Më parë për këto dy kategori moshash janë zhvilluar seleksionime në Greqi (Selanik dhe Athinë), në Zvicër (Zyrih) dhe në Itali (Verona) ku janë vëzhguar dhe skeduar rreth 400 kandidatë.Të martën do të fillojë seleksionimi për datëlindjen 2000-2001, sipas këtij grafiku:

26 janar 2016 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit. 27 janar 2016 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës. 28 janar 2016 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit. 29 janar 2016 Kosova.