
Ka përfunduar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz rinovimi i liçensave UEFA B. Në këtë akivitet të organizuar nga Sektori I Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, morën pjesë 48 trajnerë, që e posedojnë këtë liçencë. Ky process përsëritet për teknikët një herë në tre vjet. Ai, ka të bëjë edhe me ndërgjegjshmërinë e trajnerëve, të cilët duhet të azhornohen me të rejat më të fundit të liçensimit.
Sipas Alban Tafajit specialist në Sektorin e Edukimit: “E njëjta gjë do të ndodhë edhe me trajnerët e futbollit që posedojnë liçnsën “UEFA A”, dhe ju ka kaluar afati tre vjeçar. Ne do të përcaktojmë kur do të jenë datat për rinovimin e këtyre liçensave dhe mendojmë që Brenda dhjetë ditëve ky proces të jetë mbyllur.

















