Përfundon kursi “UEFA B” nr.22 - FSHF

Përfundon kursi “UEFA B” nr.22

Ka përfunduar kursi “UEFA B”. Në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, kursantët kanë marrë diplomat pas përfundimit të këtij kursi. Në këtë kurs morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator. Kursi si zakonisht është organizuar nga Sektori i Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas një programi të ndërtuar që në fillimin e vitit. Në këtë kurs mori diplomën edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana. Ky është kursi “UEFA B”, numër 22, i organizuar deri më tani nga ky sektor.

Sipas specialistëve të Sektorit të Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, vazhdon të jetë në proçes kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin . Ndërkohë do të organizohet kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv. Kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh do të organizohet në pesë muaj me rradhë, javën e parë të çdo muaji.