Në Qendrën Stërvitore në Kamëz, ka përfunduar sot paradite kursi UEFA B. Për pesë javë me rradhë, plot 35 trajnerë kanë ndjekur leksionet teorike dhe praktike të program të këtij kursi, të organizuar si gjithmonë nga Sektori i Edukimit në FSHF.
Ky është kursi i 20 UEFA B, që ka organizuar deri më tani Sektori i Edukimit, në vazhdën e një projekti për organizmin e kurseve të niveleve të ndryshme. Në ceremoninë e organizuar për dorëzimin e diplomave, krahas Astrit Maçit dhe Alban Tafajit si organizatorë, dhe morën pjesë edhe figura të njohura të futbollit si Plarent Kotherja apo Prof. Doc. Profit Cani. Së afërmi, sipas programit të përgatitur më parë, Sektori i Edukimit do të nisë një kurs për Drejtor Klubi.

















