Përfundon Kupa Coca-Cola - FSHF

Përfundon Kupa Coca-Cola

 

Coca-Cola Bottling Shqiperia organizoi kete vit “Kupen Coca-Cola” një kampionat futbolli, i cili përfshiu mbi njëmijë nxënës te shkollave 9-vjecare te grupmoshave 12-15 vjec.

Ky kampionat, i pari i ketij lloji ne Shqiperi, u zhvillua gjate muajve Tetor-Nentor, me bashkepunimin e frytshem te Ministrise te Arsimit dhe Sporteve si dhe te Federates Shqiptare te Futbollit. Ky event perfshiu gjashte qytete ne mbare Shqiperine, si Tirana, Durresi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Korca, ku te rinjte e 52 shkollave moren pjese ne 66 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Në gjysem finale u perballen shkollat perfaqesuese nga Elbasani, Shkodra, Tirana dhe Durresi. Finalistet ishin shkolla e Mëzezit nga Tirana dhe Shkolla nëntëvjeçare “Ndre Mjeda” nga Shkodra. Ndeshja finale u zhvillua në stadiumin Selman Stermasi në Tiranë ku në një ceremoni të organizuar me këtë rast morën pjesë edhe përfaqësues të Kompanisë organizatore Coca-Cola si dhe Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Znj. Nora Malaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Z. Ilir Shulku.

“Kupa Coca-Cola“ është një platformë që promovon jeten aktive dhe të ushqyerin me menyre te shëndetshme për femijet. Ajo synon të bëhet turneu më i madh i futbollit për të rinj në vend. Një mënyrë jetese aktive luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor, kjo eshte arsyeja pse Coca-Cola Bottling Shqiperia synon qe ky aktivitet te jete pjese e pervitshme e aktiviteteve sportive neper shkollat e Shqiperise.

Ne mbare boten, “Kupa Coca-Cola“ eshte nje shprehje e pozitivitetit dhe optimizmit, si nje frymëzues i lumturise për njerëzit. The Coca-Cola Company organizon një numër te konsiderueshem eventesh te ketij lloji ne të gjithë boten projektuar për të siguruar nje mundësi të këndshme për femijet që të angazhohen në aktivitete fizike.

“Kupa Coca-Cola” edhe ne Shqiperi synon te jete një shembull qe frymëzon dhe motivon njerëzit për të qene fizikisht aktiv, në një mënyrë qe vetëm Coca-Cola mund ta bëjë!

 


Duke kontrolluar karten...