Përfundon Kongresi i UEFA. Lind Liga e Kombeve - FSHF

Përfundon Kongresi i UEFA. Lind Liga e Kombeve

Ka perfunduar ne Astana te Kazakistanit Kongresi i 37-te i UEFA-s. Ky aktivitet i rëndësishëm, ka përkuar me 60 vjetorin e krijimit te UEFA-s dhe është zhvilluar ne “Pallatin e Pavarësisë” të kryeqytetit kazakistanas. Gjatë punimeve të tij, Kongresi miratoi raportin, mbi veprimtarinë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, raportin financiar dhe mori disa vendime të rëndësishme. Organizimi i një aktiviteti të ri “UEFA Liga e Kombeve”, që do të nisë në vitin 2018, ishte ndoshta vendimi më me peshë nga të 54 delegacionet pjesëmarrëse. Ky aktivitet i ri, që do të zëvendësojë tërësisht ndeshjet miqësore që zhvillojnë deri më tani ekipet kombëtare, pritet të krijojë një impakt pozitiv për zhvillimin e futbollit ne Europe.

 

Delegacioni i FSHF, në këtë aktivitet kryesohej nga Presidenti Armand Duka dhe kishte në përbërje ZvPresidentin Lutfi Nuri dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ilir Shulku.

 

Pas përfundimit të Kongresit të 37-të, të UEFA-s, u zhvillua edhe një ceremoni mes delegacionit shqiptar dhe Presidentit Mishel Platini e Sekretarit Xhani Infantino, për nënshkrimin e një rpotokoll marrëveshjeje mes UEFA-s dhe FSHF. Ajo ratifikon marrëveshjen për liçensimin me diplomën “UEFA Pro”, të kurseve për trajnerë që Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar dhe do të vazhdojë në të ardhmen.