Përfundon faza e parë e Turneut “Vllaznimi” - FSHF

Përfundon faza e parë e Turneut “Vllaznimi”

Është mbyllur me një ceremoni gjigande, në Durrës Turneu Ndërkombëtar “Vllaznimi Cup 2014”. Të dielën në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës është zhvilluar ceremonia e ndarjes së trofeve për ekipet U-11, U-13 dhe U-15,të cilet moren pjesë. Ky aktivitet i, iniciuar dhe organizuar nga shoqata “Vllaznimi” me drejtor Idriz Gashin bashkoi të gjithë futbollistët e vegjël ne moton “Te ndryshem por te barabarte”. 
Kjo  ceremoni, zhvilluar në Durres u nderua dhe me pjesëmarrjen e zëvendës/Presidentit te FSHF Edvin Libohova, anetari i KE Arben Dervishaj, perfaqesues të “Uji Tepelena” e shume te tjere, te cilet i dhuruan trofete dhe diplomat e mirenjohjes ekipeve pjesëmarrëse.

 

Në këtë Turneu, nga mosha U-11 deri ne moshen U-15 morën pjesë 64 skuadra. Turneu “Vllaznimi” do të vazhdojë fazën e dytë të tij, deri në datën 06-07-2014 me kampionatet e moshave U-17, U-19 dhe femrat pa kufizim moshe.


Duke kontrolluar karten...