Ne mbylljen e vitit qe kaloi Federata Shqiptare e Futbollit mori nje cmim nga Uefa ne lidhje me zhvillimin e brand-it te saj te ri. Saktesisht cmimi ishte ai i Creativity & Innovation (Krijimtari dhe Inovacion).
Ne ate rast, patem kenaqesine t’i shkelnim syrin te gjithe sportdashesve dhe dashamiresve qe na mbeshtesin, se per vitin ne vijim do te kishim surpriza te reja. Njera prej tyre, shpresojme e pelqyer dhe e vleresuar nga publiku yne, eshte edhe lajmi i shitjes se biletave online per ndeshjen Shqiperi – Armeni, 29 Mars, ora 18.00 ne Elbasan Arena.
Kjo eshte hera e pare qe FSHF zbaton nje sistem te tille per rezervimin dhe blerjen e biletes. Avantazhet e saj jane te shumta. Ne fakt, me shume sesa “shitje biletash”, per ne eshte nje event i tere qe duhet organizuar dhe menaxhuar , padyshim nder me gjigandet qe organizohen çdo vit ne Shqiperi.
Per kete ndeshje (dhe per te tjerat ne vijim), ndryshe nga shume ndeshje te tjera, ne kemi ndermarre masa te “personalizuara” per kategorite e ndryshme te publikut. Eshte bere nje komunikim i dedikuar me shumicen e kompanive te botes se biznesit shqiptar dhe te huaj te pranishem ne Shqiperi. Gjithashtu po vijon komunikimi me grupet e tifozerive te cilat vijne ng ate gjitha anet e Shqiperise dhe te rajonit perfshire ketu Kosove, Maqedoni dhe Mali i Zi. Kesaj i shtohet me ne fund edhe mundesia e blerjes se biletave online.
Kjo do te ndihmoje se pari te gjithe sportdashesit dhe mbeshtetesit tane te cilet jetojne jashte vendit dhe kane nevoje te planifikojne shume gjera te tjera pervec ndeshjes: nje bilete avioni, rezervim hoteli, etj. Ky sistem online lejon gjithashtu, per ata qe kane mundesi te limituara ose qe thjesht preferojne kete menyre blerjeje (per te evituar rradhet psh.) qe secili te perzgjedhe menyren e tij te pershtatshme per blerjen e biletes per kete event.
Deshirojme te theksojme ketu se mbetet nje zakon i mire ai i konsultimit te faqes sone zyrtare ku pervec lajmeve dhe njoftimeve ne kohe reale mbi futbollin shqiptar, ofrohen edhe disa sherbime (ne plan per t’u zgjeruar ende) te cilat permiresojne marredhenien tone me futbolldashesit dhe nje komunikim gjithashtu efikas edhe nepermjet mediave tona sociale.
Ne lidhje me sherbimin me te ri te FSHF-se, mund te klikoni ne linkun me poshte: http://fshf.org/index.php/sq/shop/kostumi-i-kombetares

















