Komisioni i Liçensimit pranë FSHF-së, në përfundim të proçesit të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga të gjitha klubet pjesëmarrëse në Kategorinë e Parë, ka vendosur të mos liçensojë klubin KF Adriatik Mamurras për shkak të detyrimeve të prapambetura.
Kundër këtij vendimi, ka ushtruar ankim ekipi KF Adriatik Mamurras, ankim i cili do te merret në shqyrtim në shkallë të dytë nga Komisioni i Apelit të Liçensimit ditën e hënë datë 26 shtator.

















