Njoftim për biletat on-line, Shqipëri-Portugali - FSHF

Njoftim për biletat on-line, Shqipëri-Portugali

Federata Shqiptare e Futbollit, sqaron të gjithë sportdashësit që kanë blere bileta on-line, për ndeshjen Shqipëri -Portugali që do të luhet të hënën më 7 shtator, ora 20.45 në Stadiumin “Elbasan Arena”, se ato janë të garantuara 100 %.
Ky njoftim, bëhet për shkak të një shqetësimi në rritje të sportdashësve të përcjellë në rrjete sociale, nëpërmjet e-maileve dhe shumë telefonatave, që kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve në institucionin e futbollit. Edhe njëherë tjetër Federata Shqiptare e Futbollit, garanton blerësit on-line të biletave, se të gjithë ata persona, që janë pajisur me biletë kundrejt kushteve te blerjes online te pasqyruara në faqe në momentin e blerjes dhe kanë marrë biletën elektronike në adresën personale të emalilit, nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar. Ata mund të paraqiten në stadium ditën e ndeshjes me biletën elektronike të printuar dhe duhet që patjetër të jenë të pajisur edhe me një dokument identifikimi i cili mund të jetë Kartë Identiteti ose Pasaportë Biometrike.

Federata Shqiptare e Futbollit

 


Duke kontrolluar karten...