Njoftim / Mundësi bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Futbollit në formën e sponsorizimit - FSHF

Njoftim / Mundësi bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Futbollit në formën e sponsorizimit

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se është aktualisht në shqyrtim të interesit nga çdo kompani shqiptare ose e huaj, që ka interes të ketë marrëdhënie bashkëpunimi në formën e sponsorizimit me Federatën në këto aktivitete sportive:

  1. Ekipet Kombëtare
  2. Ekipet Kombëtare të Femrave nëse ka interes specifik
  3. Kategoria Abissnet Superiore
  4. Kupa e Shqipërisë
  5. Kategoria e parë
  6. Futbolli 5×5
  7. Futbolli i fëmijëve
  8. Çdo kategori tjetër që përbën interes për kompanitë

 

Sektorët e biznesit për të cilat Federata pranon shfaqjen e interesit janë ato më poshtë: 

  •        Sektori i veshjeve sportive dhe furnizimi teknik
  •        Sektori i sigurimeve
  •        Sektori bankar
  •        Sektori i pijeve të nxehta (kafe, çajra, etj)
  •        Sektori i transportit të pasagjerëve
  •        Sektori i shërbimeve shëndetësore (struktura spitalore ose laboratorike)
  •        Sektori i hidrokarbureve
  •        Sektori i birrave
  •        Sektori i pijeve energjike
  •        Sektori mediatik
  •        Çdo kompani tjetër që operon në sektorë të papërmendur më lart dhe mendon të përfitojë nga marrëdhënia e sponsorizimit

Të gjitha kompanitë e interesuara janë të ftuara të shpallin interesin e tyre për një bashkëpunim duke dërguar komunikim me shkrim ose me email në adresën [email protected] deri në datën 19 Maj 2022, ora 15.00. Komunikimet me telefon apo forma të tjera mesazherie nuk do të merren në konsideratë.


Duke kontrolluar karten...