Nje ndeshje me pak por duhet te ecim perpara - FSHF

Nje ndeshje me pak por duhet te ecim perpara

Tre dite pas ngjarjes se pakqenaqshme te mohimit te vizave per Kombetaren tone U21 rrefehet trajneri Skender Gega.

Si ndjeheni ju dhe si ndjehet skuadra pas kesaj ndodhie te papritur dhe te pakenaqshme?

Une personalisht ndihem shume i zhgenyer, deri diku i fyer per vendimin dhe qendrimin qe mbajti Ambasada Britanike. Edhe lojtaret u surprizuan dhe u habiten mjaft nga ky vendim qesharak. Ne fakt eshte absurde te trajtosh nje ekip kombetar ne kete menyre.

Pjesa me e madhe e lojtareve kane disa vite qe jane pjese e ekipeve tona kombetare dhe kane bere shume ndeshje nderkombetare. Me nje fjale pashaportat e tyre jane plot me vula hyrjeje dhe daljeje. Kurre nuk kemi pasur as me te voglin problem. Lojtaret tane jane shembull ne cdo vend. Nje pjese e stafit kishte qene disa here ne Angli, sigurisht me vize.

Skuadra jone eshte e perbere nga profesioniste te cilet luajne ne klube mjaft te njohura ne Europe dhe ata qe luajne ne kampionatin tone jane profesioniste te nivelit europian.

Pra absurditet te mendosh qe nje lojtari qe jeton ne Rome apo ne vende te tjera, apo nje profesionisti shqiptar ngado te vije, t’i mohoet e drejta per te zhvilluar nje ndeshje futbolli me kombetaren e tij ne Skoci.

Gjithshka ishte e organizuar, e rezervuar dhe e paguar ne kohe.Vertet nuk jemi federata Gjermane, por kushtet dhe kujdesi per lojtaret e kombetares eshte ne standardet europiane. E kam fjalen per udhetimet, hotelet e gjithshka tjeter, fale manaxhimit te mire nga FSHF cdo gje eshte ne nivel maksimal.

Sa e rendesishme ishte kjo ndeshje dhe cilat jane eventet qe e pasojne kete miqesore?

Kjo ndeshje packa se miqesore, kishte rendesine e saj. Ne kemi mbaruar ndeshjet ne grup dhe eshte shume e rendesishme te shkojme ne sezionin tjeter me disa ndeshje miqesore mbi shpine. Ju jap nje shembull: Austria, ekipi kunder te cilit ne fituam ne ndeshjen e fundit (1-3) kishte bere 12 ndeshje miqesore para sezionit. Momenti ishte ndoshta i veshtire per te pasur te gjithe ata lojtare qe ne ftuam per kete ndeshje. Arsyeja eshte se pothuajse te gjithe lojtaret ishin ne faza pergatitore. Prandaj ishim shume te kenaqur te pranonim ftesen nga Federata e Katarit per kete ndeshje.

Ne po bejme perpjekje per ndeshje te tjera miqesore ne te ardhmen. Eshte jashtezakonisht e e rendesishme qe te hyjme ne sezionin e ri me nje ekip te konsoliduar. Vetem ndeshjet do te na jepnin nje pasqyre te qarte dhe ide per secilin kandidat qe do te luaje per Ekipin tone U-21.

Ne skuader kishte disa lojtare qe ishin thirrur per here te pare ne skuader (te cilet luajne jashte?) Mendoni se pas kesaj ngjarjeje besimi i tyre ne kombetare, Federate apo edhe ne Shqiperi si vend mund te luhatet apo vihet ne rrezik??

Eshte e vertet qe per disa lojtare ishte hera e pare qe thirreshin ne Kombetare dhe ne mendojme se jane lojtare mjaft premtues. Emrat e tyre tashme jane publike dhe krahas tyre kemi ne vezhgim lojtare te tjere nga kampionati yne, por edhe lojtare qe luajne jashte.

Natyrisht qe njefare zhgenjimi nuk mund te fshihet, por kjo nuk ka te beje me shume me kombetaren sesa me faktin qe sic thashe me pare te gjithe jane profesioniste dhe nje ndeshje me pak eshte nje ndeshje me pak, sidomos kur ti i shkon kaq prane eventit dhe mund te kesh bere edhe valixhen gati.

A ka ne kete skuadre elemente qe mund te jene ose mund te behen kandidate te pershtatshem per Kombetaren A?

Patjeter qe ka shume lojtare premtues dhe ne ekipin U-21 tranzicioni eshte shume i shpejte. Ka patur madje edhe raste qe kane kaluar drejt tek kombetarja dhe kjo ka funksionuar mjaft mire. Ka ndodhur me pare edhe qe lojtari ka luajtur mire me U-21 por mosha e tyre e re ka kerkuar me shume kohe dhe eksperience per t’iu bashkuar ekipit te De Biasit. Kjo per me teper edhe se ne cfare repartesh kombetarja do te kete nevoje. Gjithsesi kjo eshte vetem kompetenca e trajnerit i cili ben zgjedhjet e tij rast pas rasti si rezultat i nje sere faktoresh. Shume e rendesishme eshte edhe ecuria e lojtareve me klubet por jam i sigurt qe shansi nuk do t’i mungoje askujt qe pergatitet seriozisht, tregon talent dhe pjekuri si dhe sakrifice dhe bashkepunim.

Duhet pare gjithmone perpara dhe kjo duhet aplikuar edhe tani. Cilat jane hapat tuaj te menjehershem ne ditet ne vijim?

E jona eshte nje pune qe nuk rresht kurre. Neser nisem per Gjermani per te pare dhe kontaktuar disa lojtare qe ne mendojme mund te behen pjese e ekipit kombetar. Kjo eshte ne njefare menyre edhe puna jone e perditshme: perzgjedhje lojtaresh kudo qe jane, pergatitje, ndeshje deri ne hedhjen e shortit per sezionin e arsdhshem.


Duke kontrolluar karten...