Sot ne mesdite FSHF realizoi edhe inaugurimin e nje fushe futbolli per te verberit. Ky aktivitet per kete fushe te re minifutbolli u zhvillua te Qendra Kombetare e Rehabilitimit te te Verberve ne Fortuzaj, Vaqarr. Me prezencen e Presidentit te FSHF-se Armand Duka, ne kete event moren pjese te gjitha skuadrat pjesemarrese te kampionatit te te verberve, lojtaret e te cilave jane ne mbi 100 vete. Me pas u zhvillua edhe nje ndeshje e improvizuar mes lojtareve prezente dhe qe vinin nga qytete te ndryshme. FSHF dhe vete Presidenti Duka u angazhuan per suport te metejshem dhe te vazhdueshem per kete shtrese te shoqerise me aftesi te kufizuara per projekte te tjera. Nderkaq, federata do te mbuloje edhe te gjitha shpenzimet e skuadres kombetare te te verberve ne futboll, pjesemarrese ne Europianin qe do te zhvillohet ne Rumani.























