Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar një fushatë të gjerë në të gjitha zyrat rajonale për të seleksionuar futbollistet e rinj per moshen U-15. Ky seleksionim ka marrë start ditën e mërkure në qytetin e Elbasanit ku pjese e përzgjedhjes ishin plot 90 futbollistë. Kjo fushatë do të shtrihet edhe në Zonat e tjera dhe ka prioritet të saj evidentimin e elementëve të moshës nën 15 vjeç. Elbasani kishte 90 futbollistë që ishin të mërkurën përpara një stafi teknikësh, dhe përfaqësues të deleguar nga FSHF në seleksionimin përkatës. Për Elbasanin në stafin që panë 90 futbollistët ishin: Alban Tafaj, Besnik Cela, Erion Bogdani, dhe Nevil Dede. Stacioni i radhës për seleksionimet do të jetë Durrësi, ditën e premte të datës 20 Janar, me këtë grup pune të ngritur për të parë elementët e kësa moshe: Astrit Maçi, Besnik Çela, Millan Baçi, Mustedanagiç, Denis Lilo, dhe Nevil Dede. Me poshtë do te gjeni grafikun e detajuar per zonat e tjera dhe oraret perkatese:
Datat, oraret dhe vendet e Seleksionimeve të radhës
Durresi: 20 Janar 2017, ora: 09:00
Fieri: 23 Janar 2017, ora: 09:00
Shkodra: 25 Janar 2017, ora: 09:00
Korca: 27 Janar 2017, ora: 10:00
Tirana: 27 Janar 2017, ora: 09:00

















