Nis puna për tapetin e ri në “Q. Stafa” - FSHF

Nis puna për tapetin e ri në “Q. Stafa”

Kanë nisur punimet për shtrimin e tapetit të ri të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet. Sot, me një intensitet të plotë firma fituese e tenderit ka nisur punën për zëvendësimin e tapetit të vjetër të stadiumit kombëtar, për ta zëvendësuar me një të ri. Vendimi është marrë, për shkak të amortizimit të fushës së stadiumit, e cila nuk ishte zëvendësuar prej shumë vitesh dhe ishte gati e papërdorshme për të zhvilluar normalisht ndeshje futbolli, sidomos në kohë të rënduar dhe me shira. Sipas specialistëve, koha për shtrimin e tapetit do të jetë rreth dhjetë ditë, brenda të cilave do të hiqet tapeti i vjetër për tu zevëndësuar me të ri.


Duke kontrolluar karten...