Nga data 10 prill deri më datë 20 Maj në Qendrën Kombëtare të Ekipeve Kombëtare në Kamzë, në Shkollën e trajnerëve do të nisë edhe edicioni i radhës i kursit për trajnerë UEFA “A”. Njoftohen të gjithë trajnerët që janë rregjistruar për këtë kurs që të paraqiten në datë 10 prill në orën 08.20 në Kamzë në Shkollën e Trajnerëve. Sektori përkatës në FSHF vijon kështu me një tjetër kurs, në një kohë që për vitin 2017 ka edhe disa të tjerë që do të realizohen në nivele të ndryshme.

















