Nevil Dede, tjetër grumbullim: “Në qershor turne në Malin e Zi” - FSHF

Nevil Dede, tjetër grumbullim: “Në qershor turne në Malin e Zi”

Një tjetër grumbullim stërvitor nis sot me skuadrën e përfaqësueses së femrave U-19, të trajnerit Nevil Dede. Ky i fundit ka dalë sot para mediave për të bërë me dije edhe emrat e lojtareve që ka grumbulluar. Sipas trajnerit, në këtë stejxh të radhës janë planifikuar edhe dy takime miqësore me Vllazninë për femra, si edhe me Kinostudion. Ky është një tjetër raund përgatitor për ekipin kombëtar të femrave U-19, dhe për të cilën traineri do të shohë edhe rendimentin e lojtareve që vijnë për herë të parë në këtë ekip, dhe që janë të përfshira në listë. Ndërkaq, trajneri njoftoi edhe një turne në dhjetëditëshin e fundit të qershorit në Malin e Zi me pjesëmarrjen e skuadrës së femrave të Malit të Zi, Bosnjes dhe të Kroacisë. Në atë turne Shqipëria do të marrë pjesë duke shfrytëzuar kështu një tjetër hapësirë për të parë gjendjen e ecurinë e skuadrës. Më poshtë edhe lista e lojtareve që janë grumbulluar!

u19 femra8maj


Duke kontrolluar karten...