Shqipëria në futbollin e femrave futet me objektivin maksimal për kualifikim në eleminatoret e Grupit B. Ditën e sotme në ambjentet e stadiumit “Elbasan Arena” ne qytetin e Elbasanit, trajneri i kombëtares A të femrave, Armir Grima, zhvilloi edhe konferencen e zakonshme zyrtare, një ditë përpara sfidës së parë zyrtare, e cila do të luhet diten e nesërme (të enjten) përballë Kosovës në “Elbasan Arena”.
Vetë trajneri Grima u shpreh se ndeshja do të ketë emocione të veçanta duke marrë parasysh edhe faktin që do të luhet kundër Kosovës dhe se në ekip ka plot vajza që vijnë nga Kosova. Por, tekniku Grima mendon se pavarësisht kësaj rrethane, rezultati do të kërkohet të jetë pozitiv për kombëtaren Shqiptare. Në grup Shqipëria do të përballet edhe me Maltën e Greqinë. I pyetur nga gazetarët se cili ishte kundërshtari të cilit i druhej më shumë, Grima veçoi Greqinë, pasi sipas tij kane ekip më të fortë, pa nënvlerësuar kurrsesi skuadrat e tjera. Gjithashtu, trajneri shtoi se gjendja fizike e vajzave duket e mirë dhe se stërvitjet kane qënë intensive për t’u paraqitur në formën më të mirë dhe dinjitozë në këto eleminatore. Intervistën e trajnerit Grima do të mund ta kenë video edhe në kanalin zyrtar të FSHF-së në youtube: FSHF.

















