Neser shorteu i EURO 2016 - FSHF

Neser shorteu i EURO 2016

Qyteti i Nices  do te jete vendi ku do te zhvillohet shorti I kampionatit europian EURO 2016. Gjate fundjaves qyteti dot e jete qendra e nje parade te madhe me emra te famshem futbolli, legjenda te kesaj loje, trajnere te ekipeve kombetare e te tjere, dhe diten e diele te gjithe do te jene grumbulluar ne pallatin e kongreseve ku ne oren 12:00 do te filloj zyrtarisht edhe ceremonia e ketij shorti. Prezantimi do te behet nga Sekretari I Pergjithshem I UEFA-s Gianni Infantino sebashku me ish fituesit te trofeut Evropian, Rud Gulit dhe Lizarazu. Spanja, kampionia ne fuqi sebashku me kampione te tjere si Gjermania,Hollanda, Italia dhe Greqia ndodhen ne vazon e pare, sebashku me Angline, Portugaline, Rusine dhe Bosnje Hercegovinen. Shqiperia renditet e treta ne vazon e peste sebashku me Islanden, Irlanden e Veriut,Lituanine,Gjeorgjine e te tjere. Per te perfaqesuar Kombetaren Shqiptare ne kete event  ne Nice do te jene te pranishem Presidenti I FSHF-se Armand Duka, Trajneri I Ekipit Kombetar Gianni de Biasi dhe Manaxheri I Ekipit Kombetar Alban Bushi. Per here te pare do te marre merr pjese edhe  perfaqesuesja e Gjilbraltarit. Ne fund te ketij shorteu do te formohen 8 grupe me 6 skuadra secili dhe nje grup me 5 skuadra. Franca, vendi organizator I ketij kampionati (gjithashtu organizator edhe ne vitin 1960 dhe 1984) ka nje vend te siguruar ne fazen finale, por do te jete pjese e grupit me 5 skuadra dhe do te zhvilloje me keto skuadra ndeshje miqesore te rregullta sipas datave qe do t e kete kalendari I fazes kualifikuese. Ndeshjet do te zhvillohen ne te gjithe Europen nga e enjtja ne te marten me data ndeshjesh edhe gjate fundjaves ku orari do te varioje nga ora 18:00 – 20:45.