Nesër, Presidenti Duka i ftuar në ”Domenica Sportiva” - FSHF

Nesër, Presidenti Duka i ftuar në ”Domenica Sportiva”

Mediat italiane, i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin, një hapësirë gjithmonë e më të gjerë futbollit shqiptar. Kualifikimi i kombëtares për në finalet e Francë 2016, ka krijuar një kërshëri dhe interes në të gjithë Europën dhe në mënyrë të veçantë në vendin fqinj, në Itali.
Të dielën në mbrëmje, në emisionin sportiv historik dhe tradicionalisht më të ndjekur të Italisë në shumë në 5-6 dekadat e fundit, “Domenica Sportiva” në Rai 2, i ftuar special do të jetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Kualifikimi historik, planet për “Euro 2016”, përmirësimet e ndjeshme në infrastrukturë, iniciativa të reja do të jenë disa nga temat që opinionistët dhe gazetarët më të njohur të kanalit prestigjioz Rai 2, do të trajtojnë me nr.1, të FSHF. Gjatë kësaj periudhe, pas kualifikimit historik të Shqipërisë, shumë media prestigjioze nga e gjithë bota, kanë transmetuar dhe vazhdojnë të transmetojnë, intervista, emisione, reportazhe dhe dokumentarë për futbollin shqiptar dhe arritjet e tij, sidomos në vitet e fundit. “Domenica Sportiva”, ka qenë dhe mbetet tradicionalisht emisioni më i ndjekur sportiv i Italisë, i cili është përcjellë edhe në vitet e vështira të diktaturës nga shumica e shqiptarëve. Edhe në ditët e sotme, ai vazhdon të mbetet më i preferuari, në Shqipëri.
Ndërkohë, sonte në rreth orës 00.05 në SKY Italia, do të transmetohet një reportazh, në lidhje me kombëtaren shqiptare të futbollit.


Duke kontrolluar karten...