Nesër paradite, homazhe për Safet Berishën - FSHF

Nesër paradite, homazhe për Safet Berishën

Federata Shqiptare e Futbollit, Klubi i Futbollit “Partizani” dhe familjarët e të ndjerit Safet Berisha, njoftojnë të gjithë spordashësit, miqtë dhe dashamirësit se homazhet për të do të zhvillohen ditën e shtunë pranë ish-kompleksit “Dinamo”. Ata që dëshirojnë ti japin lamtumirën e fundit ish-kapitenit të “Partizanit” dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, do ta kenë  mundësinë të marrin pjesë në homazhe nga ora 10.00-12.00, në hollin e ish-klubit “Dinamo”. Më pas trupi do të përcillet për në varrezat e Sharrës.