Nesër kupa "Pavarësia", hidhet shorti - FSHF

Nesër kupa “Pavarësia”, hidhet shorti

Edicioni i tetë i Kupës “Pavarësia”, është gati për të startuar ditën e hënë në orën 11.00 më datë 28 nëntor, në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Katër skuadrat pjesëmarrëse, “Prishtina”, “Shkëndija” e Tetovës, “Otranto” e Ulqinit dhe “Kukësi”, janë njohur me shortin gjysëmfinal, të dy cifteve që do të ndeshjen të parat. Në një ceremoni të zhvilluar sot në mbrëmje, në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të të katër skuadrave, është hedhur edhe shorti i aktivitetit. Otrant kundër Prishtines në orën 11.00 dhe fill pas tyre Shkendija kundër Kukesit në orën 12.00 do të jenë dy ciftet që do të ndeshen fillimisht, me nga një pjesë loje nga 45 minuta. Fituesit e këtyre cifteve do të luajnë finalen në orën 13.15 për të nxjerrë skuadrën që do të meritojë edicionin e tetë të Kupës “Pavarësia”. Ky aktivitet, që është një organizim i Federatës Shqiptare të Futbollit për të mbështetur futbollin mbarëkombëtar, ka nisur në vitin 2009. Gjashtë edicione, ky aktivitet i ka zhvilluar në Vlorë. Vjet ai është zhvilluar në Durrës, ndërsa sivjet në Tiranë. Qëllimi i FSHF, është që ta zhvillojë kupën “Pavarësia”, në shumë qytete të Shqipërisë, madje po përgatiten projekte për ta organizuar dhe luajtur atë edhe jashtë kufinjve zyrtarë të saj.