Nesër, grumbullimi i Kombëtares A të femrave - FSHF

Nesër, grumbullimi i Kombëtares A të femrave

Ekipi kombëtar A i femrave, do të grumbullohet neser në Resortin “Tropikal” në Durrës në kuadrin e përgatitjeve për dy ndeshje zyrtare për Grupin e tretë Eliminator të Kampionatit Europian 2017. Më datë 22 tetor, Shqipëria do të luajë kundër Greqisë, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit në orën 14.00. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Rumani kundër vendaseve më datë 27 tetor, në stadiumin “Mogosia” të Bukureshtit, në orën 16.00. “Janë takime shumë interesante dhe duhet të përqëndrohemi fort për të bërë një punë të mirë. Sidomos ndeshja e parë me Greqinë, në të cilën duhet të shfytëzojmë epërsinë e fushës tonë”-deklaroi për uebin zyrtar të Federatës Shqiptaretë Futbollit, trajneri Altin Rraklli.

Ja lista e futbollisteve që ka thirrur , trajneri i kombëtares për këto ndeshje:

Portiere: Pellumbesha Gjyli, Marigona Zani, Viona Rexhepi

Mbrojtese: Esmeralda Franja, Dafina Memedov, Denisa Proto, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Valbona Lipa, Lucije Gjini

Mesfushore: Geldona Morina, Aurora Seranaj, Megi Doci, Cyme Lulaj, Greis Domi, Kujtime Kurbogaj, Lavdie Begolli

Sulmuese: Furtuna Velaj, Ellvana Curo, Suada Jashari, Ambra Gjergji, Naime Merovci