“Në Shtëpinë e Futbollit”/ Kombëtarja gati për Izraelin, analiza për epokën Maran dhe suksesin e Egnatias në “Abissnet Superiore” - FSHF

“Në Shtëpinë e Futbollit”/ Kombëtarja gati për Izraelin, analiza për epokën Maran dhe suksesin e Egnatias në “Abissnet Superiore”

Në FSHF TV u transmetua emisioni i 33-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, me fokus te Kombëtarja shqiptare, nisja e një cikli të ri me trajnerin Rolando Maran, si edhe suksesin e Egnatias në “Abissnet Superiore”.

Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin trajneri i mirënjohur shqiptar, Shpëtim Duro, dhe gazetari e komentatori i FSHF TV, Jurgen Zela.

Pjesa e parë e emisionit iu kushtua Kombëtares shqiptare, e cila nesër do të zbresë në fushë për ndeshjen miqësore ndaj Izraelit në stadiumin “Air Albania”. Të ftuarit analizuan pritshmëritë për këtë takim, rëndësinë e tij në kuadër të ndërtimit të ekipit për të ardhmen, si edhe fillimin e një epoke të re me trajnerin italian Rolando Maran në krye të kuqezinjve.

Gjatë emisionit u transmetuan edhe dy intervista ekskluzive me mesfushorët e Kombëtares, Luis Hasa dhe Kristjan Asllani, të cilët folën për atmosferën pozitive në grup, objektivat me fanellën kuqezi dhe përgatitjet për ndeshjet e muajit qershor.

Në pjesën e dytë, vëmendja u përqendrua te futbolli i klubeve dhe përfundimi i sezonit në “Abissnet Superiore”. Të ftuarit analizuan suksesin e Egnatias, që siguroi titullin kampion për të tretin sezon radhazi, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit sportiv të klubit.

Gjithashtu, u vlerësua sezoni i AF Elbasanit, që siguroi rikthimin në garat europiane pas 20 vitesh, si një nga historitë më të bukura të kampionatit. Diskutimet u ndalën edhe te përfaqësimi i skuadrave shqiptare në kompeticionet europiane të sezonit të ardhshëm, me Egnatian, AF Elbasanin, Vllazninë dhe Dinamo City që do të mbajnë lart futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Emisioni solli analiza, komente dhe këndvështrime mbi aktualitetin e futbollit shqiptar, duke i kushtuar vëmendje zhvillimeve më të rëndësishme që lidhen me ekipet Kombëtare dhe klubet shqiptare.


Duke kontrolluar karten...