Ndryshon kalendari i Kategorisë Superiore - FSHF

Ndryshon kalendari i Kategorisë Superiore

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit dëshiron t’ju informojë se java e 35-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e dielë, datë 26 Maj.

Ky ndryshim në kalendar vjen si rrjedhojë e pamundësisë së Policisë së Shtetit për të garantuar rendin në stadiume ditën e shtunë. Në të njëjtën kohë është spostuar për një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 Maj.