Ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares - FSHF

Ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e hëna e 4 tetorit grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Sfida e parë e kuqezinjve është ajo ndaj Hungarisë më 9 tetor, e që do të luhet në transfertën e Budapestit, ndërsa ndaj Polonisë (12 tetor) ndeshja do të zhvillohet në Shqipëri, në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.

Më poshtë po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje:

E hënë, 4 tetor:

  • Konferencë për mediat e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të shpallë listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet ndaj Hungarisë e Polonisë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:15.
  • Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

 E martë, 5 tetor

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:00
  • Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 6 tetor:

E enjte, 7 tetor:

E premte, 8 tetor:

  • Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Puskás Aréna, Budapest
  • Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Hungarinë në stadiumin e ndeshjes, Puskás Aréna, ORA 18:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 9 tetor

Ndeshja kualifikuese Hungari-Shqipëri, ora 20:45, në Puskás Aréna, Budapest.

E diel, 10 tetor:

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 12:30
  • Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 11 tetor:

  • Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në kompleksin “Tropikal” në Durrës
  • Shëtitje zyrtare përpara ndeshjes me Poloninë, në kompleksin “Tropikal” në Durrës,, ORA 13:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 12 tetor

Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Poloni, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë

Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit