Ndeshja Tirana-Partizani rifillon të premten në orën 14:00 - FSHF

Ndeshja Tirana-Partizani rifillon të premten në orën 14:00

Federata, njofton se pjesa e mbetur e ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, e ndërprerë në minutën e 63-të për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, do të zhvillohet nesër.

Pas sugjerimeve të të dyja skuadrave, FSHF vendosi që ndeshja të zhvillohet të premten në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës.

Takimi do të rifillojë në të njëjtën minutë që është ndërprerë.