
Ndeshja mes kombëtareve U-21 të futbollit mes Shqipërisë dhe Greqisë, e vlefshme për eliminatoret e “Evropianit 2017” e që luhet sot në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit (ora 18:00) do të nisë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të ngjarjeve terroriste të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Gjithashtu, kjo minutë heshtjeje do të mbahet edhe në nderim të legjendës së futbollit holandez dhe atij botëror, Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta sot në moshën 68-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

















