Nderohet Kujtim Majaci - FSHF

Nderohet Kujtim Majaci

Fieri, Shqiperia dhe e gjithe familja e madhe e futbollitka nderuar me respekt ish-lojtarin e njohur te Apolonise dhe ekipit kombetar Kujtim Majaci. Ne paraditen e te henes, Bashkia e qytetit ne bashkepunim me FSHF organizoi nje seri aktivitetesh per te vleresuar figuren e ketij lojtari te shquar. Ne te moren pjese , qytetare te Fierit, ish-sportiste te njohur dhe figura te qytetit. Gjate gjithe aktiviteteve, u vleresua figura e tij si sulmues dhe golashenues,simbol i qytetit te tij. Ne keto aktivitete kane qene te pranishem Kryetari i Bashkise se Fierit Baftjar Zeqo dhe deputetet e Fierit. Per te nderuar kujtimin e tij ishin te pranishem edhe nje delegacion i institucionit te futbollitkryesuar nga Presidenti i FSHF Armand Duka. Per www.fshf.org ai ka thene: “Ai ka qene dhe mbetet simbol i futbollit te qytetit te Fierit, emri i te cilit, nepermjet spektaklit qe dhuroi, u be i njohur ne te gjithe Shqiperine. Nderim per te dhe gjithcka ka dhene per futbollin, i cili do ta kujtoje gjithmone me respekt”. Presidenti i Republikes i ka akorduar Kujtim Majacit titullin “Mjeshter i Madh”, te cilin e ka dorezuar Sekretari i Pergjithshem i Presidences Arben Idrizi. Aktiviteti ka vazhduar gjate dites.


Duke kontrolluar karten...