Ndahet nga jeta Zyhdi Barbullushi - FSHF

Ndahet nga jeta Zyhdi Barbullushi

Sot, futbolli shkodran dhe ai shqiptar jane ne zi. Zyhdi Barbullushi, nje prej emrave me te spikatur te Vllaznise dhe ekipit tone kombetar, eshte ndare nga jeta. Nje humbje e madhe per familjen, Shkodren dhe te gjithe komunitetin e futbollit. Zyhdi Barbullushi, eshte i fundit, i brezit te talentuar te futbollisteve shkodrane, te cilet menjehere pas clirimit te Shqiperise, arriten qe te fitonin dy kampionatet e para te futbollit. Perkrah shume lojtareve te talentuar, ai arriti qe te tregoje talentin e tij i cili spikati per vite me rradhe ne futbollin shqiptar. Ai lindi me 1 shtator 1926 dhe ka luajtur me Vllaznine e pasluftes deri ne vitin 1953. Per kontributin e tij ne futboll, ka merituar titullin “Mjeshter Sporti”.

Ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit dhe te komunitetit te sportit me te rendesishem ne Shqiperi, Presidenti Armand Duka, i ka derguar kete mesazh familjes Barbullushi: ” Ju dergoj ngushellimet me te sinqerta ne emer te te gjithe komunitetit te futbollit ne Shqiperi. Kontributi i Zyhdi Barbullushit per zhvillimin e futbollit shqiptar, eshte nje vlere qe tashme i takon historise. Jo vetem per futbollin e Shkodres por edhe per ate kombetar. Duke respektuar kontributin e tij per futbollin shqiptar, ne respektojme, nje pjese te rendesishme te vlerave tona”.

Ceremonia mortore, u krye ne Shkoder diten e marte.


Duke kontrolluar karten...