Ndahet nga jeta Nazmi Maxhuni - FSHF

Ndahet nga jeta Nazmi Maxhuni

Futbolli mban zi për Nazmi Maxhunin. Ish-futbollisti i njohur durrsak është ndarë dje nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh tek të gjithë ata që e kanë njohur në fushën e lojës dhe jashtë saj. Maxhuni ka qenë një futbollist i shquar i qytetit të Durrësit në vitet 50. Ai ka kontribuar mjaft në arritjen e rezultatetve të skuadrës durrsake, duke u bërë një prej protagonistëve të saj gjatë periudhës që ka luajtur futboll. Maxhuni, deri në vitet e fundit, nuk është ndarë asnjëherë nga pasioni i tij i madh futbolli, duke kontribuar me mendimet e tij, prej specialisti në studio të ndryshme televizive. “Është një moment hidhërimi për futbollin shqiptar. Humbja Nazmi Maxhunit, më ka prekur thellësisht dhe në emër të institucionit të futbollit shqiptar, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit. Ai ishte një mik i mirë i futbollit dhe kujtimet për të, do të mbetet gjithmonë në komunitetin e lojës më popullore në botë”- ka deklaruar për faqen zyrtare të FSHF, Presidenti Armand Duka.

 

Në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së Çmimeve nga ana e FSHF për vitin 2013, Nazmi Maxhuni u nderua me titullin “Pllakatë” me motivacionin “Për kontribut të veçantë në zhvillimin e futbollit shqiptar”.

 


Duke kontrolluar karten...