
Miqësorja Shqipëri-Qatar do luhet në Hartberg
28/04/2016 4:43 PMNdeshja miqësore Shqipëri-Qatar do të luhet në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri. Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kështu vendin ku do të luhet miqësorja e datës 29 maj.
Stadiumi i Hartbergut ka një kapacitet prej 6 mijë vendesh, ndërkohë që kjo do të jetë miqësorja e dytë në histori me Qatar-in pas asaj të luajtur në maj të vitit 2012.
















