Kombëtarja e femrave të Armir Grimës fiton testin e parë miqësor në Elbasan me skuadrën e Malit të Zi. Një ndeshje me shumë gola, plot 8, teksa në fund kanë arritur avantazhin 5:3 skuadrat e trainerit Grima. Një përmbysje në pjesën e dytë pas disavantazhit 0:2 të fraksionit të parë të lojës. Skuadra kombëtare A ishte në fushë me këtë përbërje: Rexhepi, Rrahmani, Curraj, Maliqi, Doci, Hashani, Proto, Lulaj, Lipe, Elezaj dhe Memedov. Golat për ekipin kombëtar A të femrave u shënuan nga: Jashari, Hashani, Gjini, Memedov dhe Begolli. Skuadra përfaqësuese A e femrave kthehet sërish në grumbullim, pasi në datën 2 do të ketë një tjetër miqësore të planifikuar, sërish me Malin e Zi, por këtë radhë në “Loro Borici” të Shkodrës. Ndërkaq, nesër në Fier në “Loni Papuciu” radhën e kanë femrat e kombëtares U-19.

















