Kombëtarja shqiptare U-19 ka barazuar 0-0 me Bullgarinë në ndeshjen e luajtur në transfertë në stadiumin “Etropole”.
Trajneri Julian Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Daniele Culi (GK), Davide Avdullari, Yoni El Malem, Ardi Mulaj, Samuele Sina, Matia Huqi, Kleo Shpuza, Xhou Nuredini, Ergis Arifi (C), Artan Latifi, Laert Krasniqi.
Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por sfida nuk prodhoi asnjë gol. Në pjesën më të madhe të lojës, kuqezinjtë dominuan kundërshtarin.
Mundësitë më të mira për shënim erdhën në fraksionin e dytë, ku trajneri Ahmataj kreu disa zëvendësime për të tentuar fitoren, por pa sukses. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.
Ndeshja e dytë miqësore Bullgari – Shqipëri do të luhet më 9 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Etropole”.

















