Dalin listat e ekipeve kombëtare për femra për U-19 dhe ekipin kombëtar A, në vigjilje të ndeshjeve miqësore që do të kenë pas pak ditësh me skuadrat përfaqësuese të Malit të Zi, takime të planifikuara më parë. Trainerët e ekipeve kombëtare Armir Grima dhe Nevil Dede kanë përcaktuar edhe emrat e lojtareve që kanë grumbulluar për këto ballafaqime miqësore, si teste të rëndësishme për grupin. Skuadra kombëtare A e femrave do të zhvillojë 2 ndeshje me Malin e Zi, respektivisht në Elbasan në 28 shkurt dhe në Shkodër në datë 2 mars, ndërsa kombëtarja e trajnerit Nevil Dede e U-19 do ta zhvillojë takimin në 1 mars në Fier, në stadiumin “Loni Papuçiu”. Më poshtë gjeni edhe listat me lojtarët e grumbulluar nga trajnerët.

















