Miqesore Under21 Shqiperi-Maqedoni 2-2 - FSHF

Miqesore Under21 Shqiperi-Maqedoni 2-2

Ndeshja e dyte miqeosore e ekipit tone Perfaqesueses Shpresa eshte mbyllur ne barazimi 2-2 ne nje ballafaqim me Maqedonine.

Takimi i cili  u luajt ne Worgl te Austrise nisi keq per kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Skender Gega sepse qe ne fillim ne minuten e 5 maqedonasit kaluan ne avantazh.

Menjehere pas kesaj tronditjeje lojtaret tane mireorganizohen ne mesfushe dhe barazojne ne minuten e 24 me ante Hoxhes. Megjithe perpjekjet e realizuara nga sulmuesit e te dyja skuadrave pjesa e pare mbyllet ne barazim 1-1.

Ne pjesen e dyte ne minuten e 65 portjeri Frasheri ben nje pasim teresisht   te gabuar ne adrese te futbollisteve te Maqedonise fare prane portes, dhe me lehtesi ata  shenojne  golin e dyte duke i cuar shifrat ne 2-1. 

Pese minuta para perfundimit Dosti barazon 2-2 cka do te ishte dhe rezultati final i ketij takimi. Trajneri Gega ndryshe nga ndeshja e  pare me Ukrainen ku beri 8 zevendesime kete here nderroi vetem 3 lojtare.