Miqesore U21. Shqiperi-Maqedoni ne Lac - FSHF

Miqesore U21. Shqiperi-Maqedoni ne Lac

Eshte vendosur qe me daten 6 shkurt 2013  ne Shqiperi te zhvillohet ndeshja nderkombetare miqesore e futbollit midis ekipit tone perfaqesues Under 21 dhe moshatareve nga Maqedonia. Ky takim i cili vleresohet si nje test i rendesishem per ekipet qe nisin takimet eliminatore ne javet e para te pranveres do te luhet ne stadiumin e qytetit te Lacit. Ky stadium i rinovuar pak kohe me pare njihet per ambjentet e mira perfshi ketu edhe fushen e lojes. Laci gjithashtu  shquhet edhe per  sportdashesit  e  zjarrte  te cilet me siguri do te perkrahin kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Skender Gega.