Vetem nepermjet nje 11-metershi te dyshimte, perfaqsuesja e Hungarise, ka fituar minimalisht ne takimin miqesor me Shqiperine , I cili u zhvillua ne Budapest, ne stadiumin Ferenc Pushkash.
Tranjeri kuqezinjeve , Gianni De Biasi, sonte kishte ndertuar nje formacion me ndryshime te rendesishme ne perberje dhe ne vendosje. Ne qender te mbrojtes deri ne minute e 72” u aktivizua Mavraj dhe Curri, ndersa para tyre kapiteni Lorik Cana. Nga e majta Lenjani dhe Agolli, ndersa nga e djathta Hysa dhe Lila. Keshtu lojtaret me te avancuar Rama, Cikalleshi dhe Kapllani, I aktivuziuar pjesen e dyte, u ndjene shume me te sigurte dhe te mbeshtetur ne lojen mbrojtese, perballe nje kundershtari qe nuk gjeti asnjehere hapsira per te depertuar drejt zones se portjerit te shkelqyer Etrit Berisha. Pas 45” minutave te para plotesisht te barabarta, De Biasi provon te fitoj takimin duke aktivizuar lojtare me tipare sulmuese si Kace dhe Vil, por pa arritur konkludimin e kerkuar.
Ne 10” minutat e fundit kur futbollistet tane kishin goditur nente kendore perball kater te vendesave nga Hungaria, gjyqtari irlandez vershellen per nje penallti enigmatike e cila u kthue ne gol nga Priskin (1-0). Me kete rezultat eshte mbyllur dhe perballja e gjashte ne historine e takimeve midis Shqiperise dhe Hungarise.
Ndeshjen e trete miqesore radhazi skuadra jone Perfaqesuese do ta zhvilloje diten e djele me date 8 qershor 2014 ne San Marino me Kombetaren e ketij vendi te vogel.
Ekipi Kombetar, luajti me kete formacion:
Berisha, Hysaj, Curri (Kace 65′), Mavraj, Lenjani, Lila (Vila 80′), Cana, Agolli, Rama (Vajushi 70′), Gashi (Kapllani66′), Cikalleshi. Trajner: Gianni de Biasi

















