Menjehere pas perfundimit te ndeshjes miqesore Hungari-Shqiperi te zhvilluar diten e merkure ne Budapest, per arsye fizike, familjare dhe leje nga klubet perkatese nga ekipi yne kombetar jane larguar disa futbolliste. Konkretisht ne ndeshjen e radhes e cila do te zhvillohet diten e diele ne date 8 qershor 2014 ne San Marino, nuk do te jene te pranishem kapiteni Cana, Salihi, Agolli, Curri dhe Gashi. Nderkohe nga stafi mjekesor i kuqezinjve mesohet se Kace ka pasur nje demtim muskulor dhe Lenjani per arsye shendetesore nuk do te jete i gatshem 100 perqind. Per takimin me San Marinon trajneri De Biasi ka parashikuar te zhvilloje 2 seanca stervitore diten e shtune ne oren 18:00 dhe diten e ndeshjes ne oren 10:00. Ky do te jete takimi i trete dhe i fundit miqesor per ekipin tone perfaqesues brenda 8 ditesh.

















