Miqesore Gjeorgji-Shqiperi 2-1 - FSHF

Miqesore Gjeorgji-Shqiperi 2-1

Eshte mbyllur me fitoren 2-1 ndeshja miqesore ne Tbilisi midis Gjeorgjise dhe Shqiperise.

Ndeshjen e tij te pare ne drejtimin e skuadres kuqezi trajneri italian De Biasi e ka nisur mjaft mire duke kaluar ne avantazh qe ne fillim te lojes, ne minuten e trete me ane te talentit Edgar Cani. 

Sulmuesi qe vishte per here te pare fanellen e Kombetares shqiptare ka marre nje top ne kufijte e mesfushes dhe ka depertuar fuqishem duke goditur sakte ne rrjeten e portes Gjeorgjiane.

E gjithe pjesa e pare eshte interpretuar mjaft mire nga futbollistet tane duke filluar nga Kapiteni Bulku, qendermbrojtesi Dallku, i pa lodhuri Vila, portjeri i mrekullueshem Ujkani  ( i cili priti penalltine e akorduar  ne minuten e 24) e deri tek sulmuesi Cani.

Avantazhi i krijuar eshte goditur me fillimin e pjeses se dyte pas nje gabimi  te Agollit dhe rezultati eshte barazuar menjehere ne minuten e 48.

Vazhdimi i lojes ka qene gati i barabarte por gjyqtari moldav i ndeshjes ka akorduar nje penallti te dyshimte  e cila perseri ashtu si ne pjesen e pare eshte pritur nga Ujkani por duke e marre me dore ne kthimin e trete  nga porta gjeorgjanet kane shenuar golin e dyte.

Ne fund te takimit me pare Vila e me pas Bakaj kane pasur mundesi barazimi por me fat Gjeorgjia ka shpetuar fitoren 2-1.

Nga te rinjte e aktivizuar per here te pare me perfaqesuesen Cani dhe Zeqiri kane bere nje figure interesante duke lene hapur shanset e te qenurit te rendesishem ne Kombetaren shqiptare.

Ne konferencen per shtyp trajneri Gianni De Biasi ka treguar se doli i kenaqur nga skuadra per takimin e tij te pare por qe shume detyra e  pune duhet bere per te ardhmen.

I pyetur per gjykimin e ndeshjes italiani nuk ka preferuar te flase duke nenvizuar fjalen NO KOMENT.