Migjen Basha kuqezi ne Norvegji - FSHF

Migjen Basha kuqezi ne Norvegji

Futbollisti Migjen Basha me ne fund do te jete futbollist i Ekipit Kombetar te Shqiperise. Gjithcka eshte konfirmuar nga selia qendrore e futbollit boteror FIFA. Ne dokumentacionin e mberritur ne Federaten Shqiptare te futbollit eshte nenvizuar se Migjen Basha mund te luaje per fanellen kuqezi te Shqiperise. Keshtu eshte permbushur nje kerkese kembengulese  e trajnerit De Biasi per ta pasur Migjenin ne kontigjentin e vet. Basha eshte nje lojtar titullar i skuadres se Torinos ne Serine A te Italise dhe dallohet per nivelin e tij te larte, shpirtin luftarak ne fushe dhe pergjegjesine perballe skuadres. Ne takimin e Oslos kunder Norvegjise parashikohet qe ai te luaje ne mesfushe perpara mbrojtjes tone.