Mesjava e Kupës së Shqipërisë, për moshat - FSHF

Mesjava e Kupës së Shqipërisë, për moshat

Kupa e Shqipërisë për kategorinë U-17 dhe U-19, po shkon drejt mbylljes, në edicionin e saj të parë. Kanë mbetur vetëm ndeshjet finale për të dyja kategoritë, që të përckatohen edhe fituesit. Për kategorinë U-17, në finale kanë dalë skuadrat e “Olimpik” dhe “Tirana”, të cilat do të ndeshen për trofeun ditën e mërkurë, më datë 10 shkurt ora 14.00. Ky takim, do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë që për kategorinë U-19, në finale kanë dalë rivalet e hershme të kryeqytetit, skuadrat e “Partizanit” dhe “Tiranës”. Kështu që pritet një “derbi i vogël”, i cili do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” , ditën e enjte më datë 11 shkurt në orën 14.00, të jetë mjaft interesant. “Jemi kujdesur që ti japim këtij aktiviteti kujdesin maksimal, për shkak se duke u zhvilluar për herë të parë kërkon edhe promovim. Kështu që kemi vendosur, që të dyja finalet të zhvillohen në stadiumet e kryeqytetit, për ti bërë më tërheqëse për dashamirësit e futbollit”-u shpreh në prononcimin e tij në lidhje me këto finale, Shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nyrishmi.