Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit do të organizojë në muajin e ardhshëm kursin “Liçensa C”. Në këtë kurs, mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit e moshës mbi 18 vjeç. Ata do të liçnsohen për të drejtuar futbollistë të moshave nga 5 deri në 14 vjeç. Regjistrimet kanë nisur, pranë Sektorit të Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit nëntor. Kursi, do të fillojë më datë 1 dhjetor në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

















