Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Olsi Uku e ka mbyllur në vendin e 4-t turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”.
Kuqezinjtë kanë humbur me penallti përballë skuadrës italiane të Udinezes për vendin e tretë. Koha e rregullt në këtë sfidë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, dhe me penallti fituar italianët me rezultatin 5-4.
Këto ishin rezultatet e kombëtares sonë në këtë turne:
Shqipëria 1-0 NK Orijent
Shqipëria 1-0 Venecia
Shqipëria 7-2 NK Vinodol
Shqipëria 2-1 Zeljeznicar
Rijeka 2-0 Shqipëri
Udinezë 0-0 Shqipëri (5-4)

















